Bielsa do talentin argjentinas

Leeds United festoi titullin kampion në Championship dhe njëkohësisht ngjitjen në Premier League pas plot 16 vitesh.

Pavarësisht gëzimit të madh për arritjen e bërë, drejtuesit e klubit nuk humbasin kohë dhe kanë nisur punën në merkato, në mënyrë që trajneri Bielsa të ketë një ekip të denjë për sezonin e ardhshëm.

Një nga objektivat e klubit nga “Elland Road” është Thiago Almada, për të cilin interesohet edhe Manchester United. Argjentinasi ka shkëlqyer me Velez Sarsfield dhe shihet si një nga lojtarët më premtues.

Klauzola e 19-vjeçarit është 22 milionë euro dhe Leeds duket gati për ta paguar dhe për ta veshur djaloshin me fanellën e bardhë.