Apple mbron tarifat e App Store

Apple ka mbrojtuar politikat e saj të tarifimit që u aplikon zhvilluesve të cilët shesin produkte përmes App Store.

Prodhuesi i iPhone tha se një studim i ri tregon të njëjtit zhvillues pranojnë të japin shuma të ngjashme në tregjet të tjera online e madje edhe një pjesë më të madhe për shitjen offline të produkteve.

Apple ballafaqohet me padi në dy anët e Atlantikut. BE ka nisur një hetim në muajin Qershor ndërsa shefi ekzekutiv Tim Cook do të dëshmojë përpara Kongresit Amerikan të Hënën.

Së bashku me të do të dëshmojnë edhe përfaqësues të kompanive Amazon, Facebook dhe Google. Të gjithë gjigantët e teknologjisë përballë me akuza për abuzimet me pozitat dominuese në treg.

Ky është studimi i dytë që Apple ka publikuar. Në Qershor një firmë konsulence tha se App Store kishte mundësuar një tregti gjysmë trilionë dollarë në 2019-ën.

Analiza e fundit thotë se pjesa prej 30% të të ardhurave që Apple kërkon është në një linjë me atë çfarë Microsoft, Google, Amazon dhe Samsung marrin. Pjesë e raportit ishin edhe firma si eBay, Etsy, Walmart, Amazon dhe Airbnb. /PCWorld Albanian