A do të rrezohet apo do të zgjerohet (harrnohet), qeveria Hoti?!

E kishin pas pyetur nji bari: sa bagëti i ke? Ai u përgjigj: dy dhi e dela ma pak

Ta zëmë që, ja po dojmë më e zgjërue qeverinë Hoti dhë, atë më PDK-në.

Domëthënë, më u harrnue nji qeveri e harrnuar, tani, më nji harrën të vjetër po të ish qeverisë së harrnuar të Haradinajt, e që të gjithë së bashku, janë ata të cilët, duke qitë harrën mbi harrën, po dojnë më ba nji xhaketë e cila, as nuk mundë të bëhët e re, e as, nuk i bjenë askuajtë tamam e ma së paku popullit i cili, edhe pse i  hodhi ato lecka e i përzuri jashtë qeverisjës përmes dere, tani po dojnë më hy, përmes dritarje, fshehurazi dhë, jashtë deshirës dhë vullnetit të popullit.

Duhët të inicohët votëbesimi i kësajë qeverie, menjihere.

Çdo vonësë, do të këtë impakt katastrofal për vëndin

Ata që e rrëzuan qeverinë Kurti, tani, siq thotë populli, ngadal beg së ka hëndek, po përballën më të kaluarën e tyre kriminalo hajdute e, sipas tyre, e krejtë bota është fajtore, e pa drejtë, dhë kundër tyre e qfar jo, për tu shfajsue, që, për ditë po dalin gjërat e reja të cilat, në rrugëtim e sipër, po i vertetonë së, kjo kastë politike, po mundohët ta riforcojë pushtetin, ta amnestojë vetën për krime, korrupcion, nepotizëm, kapje të shtetit dhë, shumë veprave tjera penale, duke argumentuar dhë “ bindë” popullin së, nuk është vazhdimsi i agonisë së, “ vetëm këta” mundë ta nxjerrin vëndin nga kaosi i shumëfishtë, shumëdimenzional dhë, shumë i ndërlikuar në procesët nepër të cilat po kalonë Kosova.

Si mundë dhë, a ka program, fuqi dhë përkrahje rreth bisedimeve më Serbinë, kjo Qeveri e ky kryeministër ilegal i zgjedhur më vita të mangëta e të kontrstuara.

Askush nuk i përgjigjët ftesave të tijë për bashkpunim sepse, është qeveri e pakicës më nji opozitë të fuqishme e shumicës.

Nuk ka as gjasa e as shansë reale që, kjo qeveri aktuale, mundë ta vazhdojë më qeverisjën e vëndit sepse, kur hajnat dojnë ta ndajnë përfitimin, në këtë rast pushtetin, duke tentuar që të marrin sa ma shumë,  fillojnë plasaritjët sepse, këta, ende nuk janë ngopur më pasurim të jashtëligjshëm dhë benefite të ndryshme, më punëdime të familiarve e militanteve partiak, për të cilat, qeveria Kurti që në start paralajmërojë së, do të fillojë më zbatimin e ligjeve në fuqi, duke i mbrojtur  prokuroret, gjykatësit, inspektorët dhë, në përgjithësi, në qkapjën e shtetit dhë funkcionimin e drejtësisë sipas asajë: askush mbi ligjin.

Fillojë më shkarkimin e bordeve zhvatëse të paras së ndërmarrjeve publike ndër ma rentabileve e, që i sollën para falimentimit siq është rasti më Telekomin.

Apsolutishtë, nuk ka zgjedhje tjetër përposë së, vëndimi ti kthehët sovranit dhë, ai vëndim duhët të jetë definitiv përmes zgjedhjeve të jashtëzakonshme per ta kthye funkcionimin normal të Republikës së Kosovës në interes të qytetarve e jo aristokracisë milionere të pasuruar sipas “ meritave, qoftë të luftës, pushtetit dhë udhëheqjës së “ suksesshme” të shtetit.

Për të udhëheqë shtetin apo qeverinë në menyrë të suksesshme, duhët së pari, njerz të pastër, jo të korruptuar e të shantazhuar, jo ata të cilët e vodhën shtetin që nga pas lufta e deri në ditët e sotit.

Koalicioni qevererisës dhë ai që po tentonë harrnohët e të bëhët pjesë e sajë, PDK, është, vetëm forcim i atyre të cilët e sollën shtetin në këtë gjendje, përmes klanit “ Pronto”, si fillozofi dhë, praktikë partiake në aspektin e hajnisë e nepotizmit.

Edvin Kristaq Rama, Hashim Thaqi dhë, Ali Ahmeti, janë e treshja fatkeqe e kombit shqiptar të cilët, janë bërë argat të armiqve tanë shekullor

I pari, në krye të Qeverisë shqiptare dhë Partisë Socialiste, e solli shtetin Shqiptar nga nji vëndë demokratik në atë monark, duke sundue më nji parti politike në Parlament, duke e përjashtuar opozitën në pengimin e realizimit të kërkesave të popullit i pa kënaqur më qeverisjën e vëndit.

Duke e kundërshtuar krimin përmes grupeve hajduto kriminale të cilët, në bashkpunim më Kryeministrin, plaqkisin e vjedhin paran e qytetarit, afirmimin e industrisë së drogës, premtime boshe për nji standard ma të lartë për qytetarin, premtim për zvoglimin e taksave që në të vërtetë i rriti, posaqërishtë të atyre shërbimvë elementare që e rëndojnë qytetarin më standardin ma të ulët, pasurim përmes tenderve nga të cilat kanë pefitue  kapital qoftë edhe më rrenimin e objekteve kulturore siq ishte rasti më Teatrin kombëtar, simbol i nji kulture të njohur e të lashtë në arenën shqiptare si monument kulturor kombëtar.

Si kryeministër i shtetit amë, Shqipërisë, ja vuri thikën pas shpinde Kosovës më pëlqimin e të parit të shtetit, Hashim Thaqit, të cilët i bashkuan forcat dhë mëndimët bashkë më klanët, bashkpunëtorët dhë bashkëmëndimtarët e tyre, për t’i dalë krah kërkesave të Serbisë rreth idesë së korigjimit apo ndarjës së në kundërshtim më qëndrimin e politikës amerikane, mikut dhë shpetimtarit të kombit shqiptar, duke i mashtrue së, Kosova pajtohët që më Serbinë të mirrën vesh dhë, të sjellin nji marrëveshje përfundimtare.

Në këtë grackë, ranë edhe amerikanët por, jo edhe evropianet pasi, nji ide e tillë, do të kishte efekte domino dhë do të destabilizonte, jo vetem Ballkanin e brishtë por, edhe Evropën.

A duhët të shpresojmë të Gjykata Speciale, nji e keqe të cilën e sollëm vetë, e tani më qdo kushtë po mundohen ta zhbëjnë sepse, nuk e menduan shumë së do të jenë vizitor të sajë, më akuza të rënda për krime ndaj shqiptarve.

Pasi organët e drejtësisë ishin të kapura e të kontrolluara nga pushtetëmbajtësit, tani të akuzuarit potencial që, nuk e kishte as shansin ma të vogël së ato vrasje të pasë luftës të zbardhën.

 Tani, këta në cilësinë e të akuzuarve e vetmja shpresë ka mbetë së, kjo gjykatë, do ta pastrojë spektrin politik e shtetërorë i konstruktuar më dhunë përmes vrasjeve politike për ta marrë pushtetintë, duke i eliminuar përmes likuidimeve pasi, ate nuk mundë ta bënin përmes votës së lirë e demokratike. 

Oponentët, ishin ata ma të merituarit, të pastërtit e të afttit dhë të ndërshmit të cilët e kishin besimin e popullit dhë, ishin të vullnetshëm e të gatqëm që, gjërat t’i qojnë përpara në interes të qytetarit.

Ngritja e akuzave, jo për luftën e UÇK-së e cila ka qenë e pastër si loti por, ndaj individve për krime dhë vrasje politike të pasë lufte, të cilat duhët të zbulohën dhë, kjo mos ta rëndojë në asnji mënyrë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, anipse, nga ajo hijerarki, janë emrat e përveqëm, siq janë, Hashim Thaqi, në postin e presidentit dhë, Kadri Veselit, në postin e Kryetarit të Partisë Demokratike dhë, ish Kryeparlamentar.

Që të dytë, kishin poste të larta në UÇK, i pari, udhëheqës politik( sipas tijë, drejtor politik), ndërsa, i dyti, udhëheqës i SHIK-ut famëkeq i cili akuzohët rendë rreth vrasjeve politike dhë kurthave tjera më pretekse të ndryshme si, arësye për ato likuidime ende të pa zbardhura.

Ftesa e radhës, erdhi edhe për Ali Ahmetin i cili, akuzohët rëndë nga oponentët politik  së, ka gisht në rastin e Kumanovës për kurthën e organizuar ku u vritën ish ushtar të UÇK-së, sumë nga ta u burgosën më denime maksimale, e krejtë ky scenario siq theksojnë oponentët tjerë politik, në marreveshje më ish kryeministrin Gruevski si patner të koalicionit dhë, tani, në koalicion edhe më ish kryeministrin Zaev, pretendent për kryeministër, duke lanë anash rastin e parë dhë të mundshëm historik, për zgjedhjën e kryeminstrit nga radhët e shqiptarve.

Ajo qka zoti Ahmeti deklaronë dhë ajo siq vepronë, janë dy gjëra të kundërta.

Shqiptarët kudo që janë, duhët të distancohën dhë, t’i demaskojnë më fakte, veprimët e ketyre tre fatëkeqve më klanët e tyre, kundër interesave shtetërore dhë kombëtare dhë, që qeshtja kombëtare të ridizajnohët më programe të përbashkëta dhë, të dalin më kërkesa dhë qëndrime unike para bashkesisë ndërkombëtare si komb, qoftë para SHBA-ve, qoftë Bashkimit Evropian.

Për ta realizuar nji ëndër të këtillë, duhën njerz të dijeshëm, të guximshëm, të ndërshëm, të paluhatshëm në qeshtjën kombëtare, si e vetmja altërnativë për ta ndryeshue narracionin e disa kombeve dhë shteteve ndaj shqiptarve si komb dhë si popull, të mashtruar nga propaganda, serbo sllavo greke, të cilës, të ndarë e të përqarë, të shitur e të shantazhuar, nuk ja kemi arritë dhë nuk mundë të ja arrijmë qëllimit më rrahagjoksa të konsumuar e hargjuar përmes premtimeve dhë gënjeshtrave më vite, për të ja arritë  këtijë qëllimi.

Pra, kjo treshe fatëkeqe e fatëzezë për kombin në përgjithësi, duhë të largohët nga skena politike e shtetërore, përmes votës së  sovranit.