​Vërshime pas shiut në Prishtinë

Një shi i madh i cili para pak çastesh ka rënë furishëm në Prishtinë, ka bllokuar disa rrugë të kryeqytetit.

Njëri nga lexuesit, ka dërguar disa video nga lagjja “Tasligje”, ku shihet se rrugët janë vërshuar dhe kalimi me veturë është i pamundur.