Zidane e ‘largon’ talentin e madh nga Real Madrid

Reinier pritet të largohet nga Real Madrid.

Real Madrid është duke negociuar transferimin e Reinier në Bayer Leverkusen, raportojnë mediat spanjolle.

Talenti i madh brazilian erdhi me pritje të mëdha në Santiago Bernabeu.

Mirëpo, trajneri Zinedine Zidane beson se Reinier është më mirë të largohet nga Real Madrid dhe të transferohet së paku një sezon në formë të huazimit te një skuadër tjetër ku do të gjente më tepër hapësirë për lojë.

Valladolid po ashtu kishte shfaqur interesim për shërbimet e tij por Leverkusen beson se është favorit për arritjen e marrëveshjes me Los Blancos.

Image