Xherard e hodhi poshtë mundësinë që të kthehet në Angli

Bristol, 22 korrik 2020 (MEDIAL) – Stiven Xherard ka ofertë dhe kjo nuk është befasi pas sezonit solid në Skoci në krye të Renxhers. Ata ishin jashtëzakonisht të mirë në Evropë ku gjenden në 32 klubet më të mira në Ligën e Evropës, por me siguri do të humbin nga Leverkuzen, i cili festoi me rezultat 3:1 në ndeshjen e parë në Glazgov.

Për gjithçka që ndodhi vitin e kaluar, Xherard dëshiron të qëndrojë në Skoci dhe të tentojë përfundimisht ta largojë Seltik nga froni.

Planet e tija nuk u prishën as nga ofertat e klubeve nga Anglia.

Njëri prej tyre është klub nga Çempionship, Bristol Siti, i cili i ofroi pozitë të trajnerit, por Stiven Xherard refuzoi.

Mbetet të shohim nëse do të ketë edhe oferta tjera të cilat megjithatë nuk do të mund t’i refuzojë aq lehtë. fb/

Таг