Wolves cakton çmimin për shitjen e Traore

Wolverhampton ka caktuar çmimin e Adama Traore, i kërkuar nga disa klube të mëdha evropiane.

Adama Traore është shëndrruar në një prej futbollistëve më të kërkuar në futbollin evropian.

24 vjeçari ka shkëlqyer me paraqitjet e tij më Wolverhampton duke zgjuar interesim nga shumë klube të mëdha evropiane.

“Daily Mail” raporton se klubi nga Premierliga ka caktuar çmimin për shitjen e tij: 150 milionë euro.

Traore së fundmi ka zgjuar interesim edhe nga klube të mëdha nga Premierliga përfshirë Manchester City dhe Liverpool.