Vrasja në Patos, Gjykata jep masat e sigurisë për të arrestuarit

Gjykata e Fierit vendosi masën arrest me burg për Alionid Saliajn, autori i ngjarjes se rëndë të ndodhur pak ditë më parë në Patos të Fierit.

Gjithashtu, gjykata vendosi detyrim paraqitje për Agron dhe Gazmir Seatin, Vëllai dhe nipi i viktimës, të cilët akuzoheshin se kanë goditur me mjete te forta nënën e autorit, 61-vjeçare.

Gjyqtaret e çështjes ishin Olkeda Lice dhe prokuror Andi Pogace.

Kujtojmë se, 31 vjecari Aliond Saliaj qëlloi për thikë bashkëfshatarin Përparim Seati 46 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen.

Konflikti i përgjakshëm kishte nisur disa orë më parë kur vëllai i viktimës dhe kushëriri i tij kishin shkuar në banesën e Saliajt duke rrahur nënën e moshuar të autorit.

Vëllai dhe nipi i viktimës, Agron Seati dhe Gazmir Seati, akuzohen se kanë goditur me mjete te forta nënën e autorit, 61-vjeçare.