Von der Leyen: Europa dha një sinjal të fortë shprese dhe solidariteti

Italia është përfituesi kryesor i fondeve të BE-së, por me arsye të mirë, deklaroi presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen për Tg1.

“Ne vuajtëm me Italinë dhe vajtuam vdekjen e saj gjatë krizës së rëndë të COVID-19”, shtoi ajo.

“Unë e di që kryeministri Conte po punon tashmë për planet e reformës, ai ma ka thënë vetë, kush më mirë se ju mund ta dijë se për çfarë ka nevojë Italia, gjithmonë në përputhje me përparësitë e komunitare që ne të gjithë ndajmë”, deklaroi ajo duke iu referuar luftës kundër ndryshimit të klimës dhe digjitalizimit, raporton ATSh.

“Europa ka dhënë një sinjal shumë të fortë shprese dhe solidariteti, drejtuesit e shteteve anëtare kanë kuptuar se vetëm duke punuar së bashku dhe duke mbledhur fonde në tregje dhe duke forcuar ekonominë, ne mund të dalim më të fortë se sa ishim kur kemi hyrë në këtë krizë. Po, është vërtet një moment i veçantë dhe nuk kam frikë ta quaj historik”, shtoi Von der Leyen.

“Ne po shkojmë me shpejtësi të plotë, ne po punojmë fort që Fondi i Rimëkëmbjes të jetë i disponueshëm për përfituesit deri në fund të vitit”, nënvizoi ajo duke shtuar se janë 4 000 miliardë dollarë të disponueshme në treg që shtetet anëtare të mund të financojnë masat antikrizë të jashtëzakonshme, të tilla si largimet nga puna.