Vazhdojnë protestat antiqeveritare në Izrael

Jerusalem, 22 korrik 2020 (MEDIAL) – Parlamenti izraelit sot në mëngjes u bllokua nga protestuesit të cilët prej mbrëmë protestuan kundër ingerencave të Qeverisë të kryeministrit Benjamin Netanjahu që ta shmang Knestin gjatë sjelljes së masave në luftën kundër Kovid-19.

Policia izraelite shpejtë e shpërndau protestën dhe arrestoi katër protestues.

Protesta në Izrael mbahen njëherë në javë dhe tërheqin gjithnjë e më shumë persona të rinj. Javën e kaluar në protestat morën pjesë mijëra njerëz. Policia izraelite muajin e kaluar arrestoi një gjeneral të pensionuar të aviacionit ushtarak izraelit, që shkaktoi reagime negative.

Protestuesit kërkojnë edhe tërheqjen e Netanjahut nga funksioni i kryeministrit sepse kundër tij është ngritur proces gjyqësor për shkak korrupsionit. sn/

Таг