Teteksi me “fuzion” mbetet në Ligën e Dytë

Ish fituesi i Kupës së Maqedonisë në futboll, skuadra e Teteksit sërisht do të luajë në Ligën e Dytë, pasi që kreu procesin e fuzionimit me skuadrën e Labunishtit, që gjatë kohës së pandemisë “COVID 19”, paralajmëroi se do të mbyll të gjitha aktivitet sportive.

Fillimisht klubi do të mbajë emrin “Labunishti 2011 Tetovë”, ndërsa vitin tjetër do të mbajë emrin “Teteksi 1953”.

Ndryshe skuadra e Teteksi është fitues i dyfisht i Kupës së Maqedonisë, në sezonin 2009/10 dhe 2012/13, duke mundur në finale skuadrën e Rabotniçkit dhe së fundit Shkëndijën.