Shtabi i Krizave në Kumanovë: Të rritet kapaciteti i spitalit për pacientët me Kovid-19

Kumanovë, 22 korrik 2020 (MEDIAL) – Shtabi Komunal i Krizave në Kumanovë kërkon nga Qeveria që të fillojë përgatitjet për ndërtimin e spitalit Kovid, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme të përfshihet në mënyrë aktive dhe të reagojë kur qytetarët nuk respektojnë masat. Këto janë disa nga konkluzionet e arritura nga Shtabi, në seancën e 46-të të sotme.

Nga Shtabi i kërkohet Qeverisë që në bashkëpunim me Komunën e Kumanovës të rrisë kapacitetin e spitalit për trajtimin e pacientëve me Kovid-19, duke përgatitur spitalin Kovid në vend të caktuar nga Komuna e Kumanovës dhe Ministria e Shëndetësisë dhe investim të përbashkët, me qëllim që të rritet kapaciteti i Spitalit të përgjithshëm në Kumanovë dhe të përgatitet për kulminacionet e mundshme në periudhën e ardhshme të krizës me kovid.

“SHKK konkludon se veprimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në territorin e Komunës së Kumanovës në lidhje me konkluzionet dhe dekretet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të Veriut në lidhje me respektimin e masave janë në nivel të pakënaqshëm (nuk janë marrë masa të mjaftueshme parandaluese dhe të dënueshme nga policia në kryerjen e detyrës për parandalimin e krizës Kovid-19 në drejtim të paralajmërimit të grupeve të mëdha në pjesë të caktuara të qytetit, mosrespektim i distancës sociale, mosmbajtja e maskës mbrojtëse dhe rekomandimet e tjera nga Komisioni për sëmundje infektive). Sa i përket rritjes së ndryshueshme të rasteve të reja të Kovid-19 në territorin e Komunës së Kumanovës dhe rajonin verilindor, ne kërkojmë veprime të menjëhershme nga Ministria e Punëve të Brendshme për të parandaluar rritje të mundshme të rasteve të reja, të cilat janë pasojë e mosrespektimit dhe sjelljes së papërgjegjshme të qytetarëve”, thuhet në kumtesën e Shtabit.

Shtabi kërkon nga Qeveria dhe organet kompetente shtetërore të inspektojnë pjesën e sistemimit organizativ në banka dhe institucione të tjera private publike, të cilat kryejnë veprimtari shërbimi, si dhe pagesa të mjeteve tek qytetarët, shpërndarja e kuponëve dhe gjetja e mekanizmit dhe masave për respektimin e masave qeveritare gjatë kryerjes së veprimtarisë në situatë emergjente, me mundësi të vendosjes së sistemit numerik në shërbime, duke rritur numrin e kapaciteteve për ofrimin e shërbimeve për qytetarët me qëllim të shmangies së grumbullimeve të vazhdueshme në hapësirat publike para këtyre institucioneve të shërbimit.

“Ne kërkojmë nga Qeveria që të përforcojë mbikëqyrjen e kufirit verior në lidhje me lëvizjen e refugjatëve, akomodimin e tyre në QPT Tabanovc dhe ndikimin e popullatës për sa i përket gjendjes shëndetësore, si dhe respektim të dekretit të Qeverisë të miratuar në datën 26.03.2020”, qëndron në kumtesë.

Prej Shtabit u bëjnë apel qytetarëve të Komunës së Kumanovës që të respektojnë masat e miratuara nga Qeveria e RMV-së, sepse theksojnë që kriza është në veprim të plotë dhe të mos besoni në lajme të rreme që relativizojnë sëmundjen dhe krizën e plotë me Kovid-19. bs/bsh/