Shoferi humb çelësat e autobusit, lojtarët protestojnë

Nëse keni dëgjuar për çudira që vijnë nga futbolli në Europë, padyshim që ajo e ndodhur në mbrëmjen e djeshme në Portugali i ka tejkaluar të gjitha kufijtë. Aves i vendit të fundit do të ndeshej ndaj Benfikës dhe flitet për kampionatin elitar në këtë shtet.

Rezultati është i fundit që ka rëndësi mes bemave të shumta që vijnë te vendasit. Fillimisht te Avesi ka probleme financiare, ndërsa lojtarët nuk kanë marrë ende rrogat e disa muajve. Për të vazhduar më tej, klubi nuk përmbushi detyrimin për të kryer testet për Koronavirusin 48 orë para nisjes së takimit.

Ndeshja do të vendosej në dyshim, por edhe ky problem u zgjidh pasi dokumentat u mbyllën me shpejtësi në orët e fundit. Për të vazhduar edhe me bëmën më të padëgjuar, teksa shoferi i autobuzit kishte humbur çelësat dhe nuk po arrinte t’i gjente dot. Mediat në Portugali raportojnë se lojtarëve dhe stafit i është thënë që të gjenin vetë mjetet e transportit për të udhëtuar dhe për të mbërritur në stadium, pasi nuk e kishte një tjetër zgjidhje.

Teksa kupa u mbush, lojtarët e Aves kanë rënë dakort me ata të Benfikës që të protestonin. Arbitri ka nisur ndeshjen dhe 1 minutë lojtarët vendas qendruan statik në fushën e lojës, duke u bërë vetëm disa pasime me njëri-tjetrin. Menjëherë kanë mbërritur edhe duartrokitjet dhe ndeshja do të vazhdonte për t’u mbyllur në fitoren e Benfikës, 0-4. Tifozët kanë pritur lojtarët e Aves në përfundimin e takimit duke i duartrokitur dhe përgëzuar që vazhdojnë të luajnë pavarësisht problemeve të shumta dhe nga më të çuditshmet, ndërsa futbollistët u dhuruan fanellat e tyre.