SHBA akuzon dy hakerët Kineze për sulme ndaj hulumtimeve për Covid-19

Departameti Amerikan i Drejtësisë akuzoi dy hakerë Kinezë për sulme ndaj kërkimeve të Shteteve të Bashkuara për Covid-19.

Mbi 11 akuza rëndojnë mbi dy hakerët të cilët mendohet se janë përfshirë në fushata hakimi prej mëse 10 vitesh. Së fundi ata kishin përdorur disa dobësi siguri në rrjetin e një firmë të bioteknologjisë në Masaçusets e cila po kryente hulumtime rreth një vaksine të Covid-19.

Në Prill CNN kishte raportuar rritje të sulmeve kibernetike ndaj Departamentit Amerikan të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore. Zyrtarët fajësonin hakerët shtetërore Kinezë.

Në Maj FBI paralajmëroi se hakerët Kineze ishin duke tentuar të vidhnin hulumtimet rreth Covid-19 nga organizata e kompani Amerikane. Në Korrik zyrtarë të inteligjencës thanë se hakerët Rusë gjithashtu ishin duke sulmuar organizata në Kanada, Britani dhe SHBA.

Akuzat e Departamentit të Drejtësisë janë të parat publikisht ndaj një vendi të huaj. Sipas padisë hakerët punojnë për Ministrinë Shtetërore të Sigurisë në Kinë por edhe për përfitime personale.

Nuk ka prova që thonë se hakerët kanë shtënë në duar ndonjë informacion. Përveç hulumtimeve rreth Covid-19, hakerët kanë sulmuar edhe industrisë e robotikës, aviacionit, marinës, energjisë së pastër, bioteknologjisë por edhe organizata jo qeveritare dhe aktivistë të të drejtave të njeriut.

Sipas Departamentit Amerikan këto hakerë kanë vjedhur të dhënat personale, sekrete tregtare dhe teknologji nga individë e agjenci në mbarë botën. /PCWorld Albanian