Sahiti ndahet me Wisla Plock

Suad Sahiti nuk do të jetë pjesë e Wisla Plock për edicionin 2020/21, ka njoftuar klubi polak me anë të uebsajtit zyrtar.

Pas skadimit të kontratës, futbollisti nga Kosova nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin polak për rinovimin e saj.

25-vjeçari iu bashkua klubit elitar polak në verën e vitit 2019 nga bullgarët e Sepemvri Sofje.

Ai debutoi me Wisla Plock më 18 gusht në një ndeshje kundër Plast Gilwice.

Me Wisla Plock, Sahiti ka regjistruar 19 paraqitje zyrtare.

“Suad, faleminderit për gjithçka dhe fat të mirë”, ka shkruar Wisla Plock në faqen zyrtare të klubit.