Roma publikon fanellën si vendas për edicionin 2020/21

Roma ka zbuluar fanellën me të cilën do të luajë për edicionin 2020/21.

Giallorossët kanë filluar të mendojnë për sezonin e ri, ndërsa në këtë aktual kanë kaluar nëpër një formë jo aq të mirë.

Roma do të tentojë të fitojë Ligën e Evropës, në mënyrë që të luajë në Ligën e Kampionëve në edicionin që po vije.

Por, skuadra italiane fillimisht duhet të kalojë Sevillën në 1/8 e finales, për të kaluar më pas në çerekfinale.

Kur jemi te fanellat si vendas, Roma i ka qëndruar besnik ngjyrës së tyre, derisa kë gjoks ka ngjyrën e portokalltë.

Këto fanella për edicionin 2020/21 janë të dizajnuara nga marka e njohur botërore ‘Nike’.