Prezantim publik i Propozim PDU-së për Ringun e vogël, AAM kërkon tërheqjen e tij

Shkup, 22 korrik 2020 (MEDIAL) – Në hapësirat e Komunës Qendër sot do të mbahet prezantim publik i Propozim-Planit të hollësishëm urbanistik për Ringun e vogël.

Nga Komuna Qendër informojnë se sipërfaqja e përgjithshme e përfshirë me PHU është 37, 39 hektarë.

Në prag të prezantimit të sotëm, dje Asociacioni i arkitektëve të Maqedonisë kërkoi nga kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq dhe kryetarja e këshillit komunal, Cvetanka Simobovska ta tërheqin dhe përpunojnë Planin e hollësishëm urbanistik. Sipas AAM-së, bëhet fjalë për objekte dhe tokë në pronësi shtetërore dhe objekte të cilët në thelbin e tyre, në masë më të vogël janë kontestues, për ç’shkak konsiderojnë se për propozim-plan të këtillë nuk ka nevojë për prezantim publik dhe anketë publike para se objektet kontestuese të përjashtohen nga plani.

Me planin e propozuar, thonë nga AAM, konfirmohet dhe riafirmohet i ndërtuari, por siç thonë, çka është akoma më e tmerrshme, në pjesën e ndërtuar të projektit “Shkupi 2014”, nga i cili kjo shoqatë u distancua që kur ishte prezantuar dhe kërkohej revizion institucional i tij. ab/