Pekini e dënoi kërkesën për mbylljen e konsullatës së saj në Hjuston

Pekin, 22 korrik 2020 (MEDIAL) – Kina sot bëri të ditur se Uashingtoni papritmas dhe pa shpjegime ka kërkuar menjëherë të mbyllet konsullata kineze në Hjuston, në shtetin federal amerikan Teksas, që është dënuar ashpër nga Pekini zyrtar, i cili u kërcënua me masa reciproke.

Një përfaqësues i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme deklaroi në konferencë për shtyp se SHBA-ja dje e ka informuar Kinën se duhet ta mbyllë konsullatën e saj në Hjuston.

Mediat lokale publikuan se nëpunësit në Ambasadën kineze gjatë natës kanë djegur dokumente në oborrin e përfaqësisë konsullore. ar/

Таг