Pak orë pas marrëveshjes, Rama apel opozitës jashtë parlamentare: Mos bojkotoni Këshillin Politik, të vijojmë me …

Ditën e djeshme u firmos marrëveshja politike për ‘Reformën Zgjedhore’ mes Partisë Socialiste dhe opozitës parlamentare. Pas shumë debatesh dhe kundërshtimesh, opozita Parlamentare ka rënë dakord që të firmos votimin e marrëveshjes së arritur më 5 qershor mes të gjithë palëve politike.

Pas propozimit së Damian Gjiknurit për një mbledhje të Këshillit Politik ditën e sotme në orën 15:0 me në rend dite diskutimin mbi propozimet për ndryshime në Kushtetutë sa i takon sanksionimit të hapjes së listave, vjen dhe një reagim nga kryeministri Rama.

Në një postim në “twitter” ai i bën një apel Opozitës Jashtëparlamentare që të mos e bojkotojë Këshillin Politik dhe të vijohet dialogu tripalësh.

“Sot në 17:00 është propozuar nga ana jonë përmes Damian Gjiknurit mbledhja e Këshillit Politik. Përsëris apelin për OP jashtëparlamentare që të mos e bojkotojë Këshillin Politik dhe të vijojmë dialogun tripalësh së bashku me OP parlamentare, për reflektimet e risive kushtetuese!”, shkruan Rama në twitter.