Osmani: Vendit i nevojitet Qeveri stabil dhe funksionale me perspektivë evropiane

Shkup, 22 korrik 2020 (MEDIAL) – Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane he kryenegociator me Bashkimin Evropian, Bujar Osmani, sot realizoi takim me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në vend, Samuel Zhbogar.

Siç kumtoi SÇE, në takim u bisedua për rrjedhën e zgjedhjeve dhe atmosferën pas zgjedhore në drejtim të stabilitetit politik të vendit, ndërkaq në prag të fillimit të negociatave.

“Në rrethana të ndërlikuara nën presion të sfidave nga pandeMEDIAL, patëm zgjedhje të drejta, të lira dhe kompetitive në të cilat qytetarët treguan pjekuri politike, duke e konfirmuar perspektivën evropiane të vendit”, theksoi Osmani, duke shprehur me atë rast shpresë se perspektiva evropiane do të konfirmohet edhe në periudhën pas zgjedhore të krijimit të shumicës së re politike.

Siç theksoi, vendit i nevojitet Qeveri stabile dhe funksionale, me perspektivë evropiane, e cila në mënyrë adekuate do të mund të përgatitet dhe ti fillojë negociatat e ardhshme me Bashkimin Evropian, si dhe të jetë garancë për stabilitetin rajonal në zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme rajonale, theksoi Osmani.

Zëvendëskryeministri shprehi kënaqësi nga konsensusi i arritur në Bashkimin Evropian për kornizën financiare shumëvjeçare, duke e përshëndetur edhe rritjen e mjeteve të parapara për vendet e Ballkanit Perëndimor për 10%. Kjo, siç theksoi Osmani, vetëm e konfirmon konstatimin se Ballkani Perëndimor më shumë po integrohet dhe më shumë bëhet çështje e brendshme e Unionit. ab/