Nuk ka raste pozitive me virus korona në ligat angleze

Londër, 22 korrik 2020 (MEDIAL) – Liga e Futbollit të Anglisë (EFL) bëri të ditur se nuk ka persona të rinj të infektuar në raundin e ri të testimit për virus korona.

Gjatë javës së kaluar ishin testuar 3.555 futbollistë dhe anëtarë të ekipit nga Çempionship, Liga 1 dhe Liga 2.

Janë testuar 24 ekipe dhe 3.136 persona nga Çempionship, 381 në Ligën 1, ndërsa në Ligën 2 – 38.

Dy rezultate pozitive ishin regjistruar gjatë testit paraprak.

EFL bëri të ditur se do të vazhdojë ta njoftojë publikun për rezultatet me qëllim që të ruhet integriteti dhe transparenca e garave.

Pas gati një viti, Çempionship përfundon sonte. Dihet se kampioni Lids siguroi vend në Ligën e parë angleze, ndërsa për gjithçka tjetër do të vendoset pas garave të sontme. Uest Bromviç Albion, Brentford dhe Fullam luftojnë për vendin e dytë i cili qon direkt në Ligën e parë angleze.

Dy ekipet që nuk do të arrijnë ta bëjnë këtë, sigurisht do të luajnë në plej-of. Notingem Forest, Kardif dhe Svonsi gjithashtu luftojnë për dy vendet tjera në plej-of.

Po bëhet luftë e madhe edhe për mbijetesë, pas çka në masë të madhe do të varet nga rezultati i ankesës së Vigan për marrjen e 12 pikëve për bankrot. fc/

Таг