Ngjarjet e ditës së sotme

VentureUP – Qendra e Ndërmarrësisë dhe Inovacionit e UP-së organizon garën finale të grupit të dytë të Inkubatorit të StartUP Bizneseve. Ngjarja do të fillojë në ora 09:00, ndërkaq fjalimet dhe ceremoni e ndarjes së shpërblimeve do të pasojnë nga ora 16:45. (Amfiteatri i Bibliotekës, Qendrore Universitare, ora 09:00-16:45 )

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës (Ndërtesa e Qeverisë, Prishtinë, ora 11:00)

Mbahet protestë kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë. (Përballë Telekomit të Kosovës, ora 11:00)

Komuna e Gjilanit mban konferencën për medie ku do të prezantohen të gjeturat e studimit, për vlerësimin e ndikimit të pandemisë, në ekonominë e Komunës se Gjilanit. (Salla e Kuvendit të Komunë, Gjilan, ora 13:00)