Naxhib Razak duhet të paguajë pothuajse 400 milionë dollarë tatim

Kuala Lumpur, 22 korrik 2020 (MEDIAL) – Gjykata e Malajzisë e urdhëroi ish-kryeministrin Naxhib Razak të shlyejë rreth 400 milionë dollarë tatim të papaguar për shtatë vjet sa ishte në pushtet.

Naxhib ka humbur në zgjedhjet parlamentare në vitin 2018, kur populli e dënoi për shkak të gjoja korrupsionit të përhapur në qeverinë e tij. Ai përballet me shumë akuza për korrupsion dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare, lidhur me vjedhjen e miliarda dollarëve nga Fondi shtetëror për zhvillim, theksojnë prokurorët e Malajzisë.

Ish-kryeministri malejzian i hodhi poshtë të gjitha akuzat kundër tij.

Një gjykatës i lartë theksoi se ish-kryeministrat nuk përjashtohen nga pagesa e tatimit dhe Naxhib do të duhet ta paguajë borxhin e tij. fb/

Таг