Nagavci: Skenari i PDK-së dështoi, ata janë bashkë me LDK-në në këtë qeveri jolegjitime

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ka thënë se PDK është teknikisht pjesë e Qeverisë Hoti.

Qeveria Hoti është e përbërë nga LDK, Aak dhe Nisma së bashku me minoritetet, por Nagavci thtoë se PDK është ajo që ua mundësoi atyre qeverisjen dhe e votoi buxhetin.

“PDKm ua votoi atyre buxhetin. Skenari i tyre se kinse janë kundër Qeverisë Hoti dështoi. Ata janë bashkë në këtë qeveri”, thotë ajo.

Tutje ajo ka thënë se nuk e kupton emërimin e Skënder Hysenit në pozitën e Koordinatorit ndërshtetërore.

“Cfare pozite mban ai. Vetë titulli nuk ka kuptim. Ai nuk ka legjitimitet sikur edhe kjo Qeveri. Hyseni nuk ka dalë në zgjedhje dhe nuk mund të mbajë pozitë politike pasi askush nuk e ka votuar”, përfundon ajo.