Me kartelat pagesore vendore janë shpenzuar 17,7 milionë euro, më së shumti tek marketet

Shkup, 22 korrik 2020 (MEDIAL) – Me kartelat pagesore vendore të marra nga mbi 276 mijë qytetarë, që nga 18 korriku, janë bërë mbi 1,2 milionë transaksione, pjesa më e madhe prej të cilave janë në markete (89%), restorante dhe ushqime (5%) dhe për tekstile, veshmbathje dhe këpucë (3%), njoftoi në profilin e saj në Fejsbuk, ministrja e Financave, Nina Angellovska.

Vlera e përgjithshme e kartelave pagesore vendore tashmë të lëshuara deri më 18 korrik, është 24,6 milionë euro, tashmë janë shpenzuar, prej të cilave 17,7 milionë euro janë injektuar në ekonominë duke blerë produkte dhe shërbime vendore.

Ndërkohë, siç theksoi ajo, ankesat e fundit janë duke u finalizuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, si dhe nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore. bs/bsh/