Mbi 500 të dënuara në burgun në Teksas pozitive ndaj koronavirusit të ri

Fort Uoer, 22 korrik 2020 (MEDIAL) – Drejtoria Federale për Zbatim të Sanksioneve në Burgjet në Teksas bëri të ditur se më shumë se 500 gra të cilat trajtohen në spitalin e burgut Karsuell në Fort Uort në afërsi të Dallasit, kanë dalë pozitiv në testin për koronavirusin.

Vetëm në burgun Sigovill, që gjithashtu ndodhet në afërsi të Dallasit, janë regjistruar më shumë të dënuar të infektuar – 1.156.

“Ndjehemi si një tufë qensh që ndjekin bishtin e tyre në një kafaz të mbyllur”, theksoi një e burgosur për gjendjen në Karsuell.

Vetëm para tre javëve, spitali i burgut Karsuell ka evidentuar tri dënuara të infektuara dhe një rast të vdekjes nga Kovid-19. ar/