Mbi 22 për qind e banorëve të shtetit federal Delhi kanë qenë të infektuar me Kovid-19

Nju Delhi, 22 korrik 2020 (MEDIAL) – Më shumë se një e pesta e popullsisë indiane në shtetin federal Delhi janë infektuar me koronavirusin e ri, kumtoi Qendra nacionale indiane për kontrollin e sëmundjeve.

Qendra ka bërë testimin e 21.387 njerëzve sipas zgjidhjes së rastit.

“Është konfirmuar se 23,48 për qind e qytetarëve të testuar kanë antitrupa të Kovid-19. Nëse merret parasysh gabimi statistikor , atëherë 22,86 për qind nga popullsia ka qenë e infektuar me virus”, deklaroi drejtori i Qendrës dr Suxhit Kumar Sing.

Në shtetin Delhi jetojnë 29 milionë njerëz, ndërsa sipas të dhënave zyrtare, janë regjistruar 123,747 raste të koronavirusit të ri. Por sipas analizës së Qendrës nacionale për kontrollin e sëmundjeve me siguri kanë qenë të infektuar mbi 6,6 milionë persona. sn/

Таг