Manchester City bën ofertën e parë

Mbrojtësi Kalidou Koulibaly është vënë në shënjestrën e Manchester City, që është në kërkim të një mbrojtësi qendre të fortë. Klubi britanik ka nisur të bëjë lëvizjet e para, duke u përpjekur që ta sjellë 29-vjeçarin në Premier League.

Menaxheri i Koulibaly ka takuar presidentin e Napolit, De Laurentiis, duke i thënë se oferta e parë e “citizens” është 60 milionë euro, plus 5 milionë euro bonus.

Kjo shifër nuk ka kënaqur napoletanët, që kërkojnë të paktën 75 milionë euro.

Kjo diferencë prej 10 milionë eurosh është ende një ngërç që duhet kaluar, ndaj palët janë duke biseduar për të arritur një marrëveshje.