Lirim Kastrati zyrtarizohet te Ujpest

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati, është zyrtarizuar te skuadra e madhe hungareze, Ujpest.

Skuadra e Ujpest ka bërë prezantimin e Kastratit, i cili së fundi ishte pjesë e të rinjve të Bolognas.

Lojtari gjithashtu është stërvitur me Romën, me lojtarë si Francesco Totti dhe Daniele de Rossi.

“Ndihem mirë që jam në gjendje të nënshkruajë me Ujpest. Kjo është një gjë e shkëlqyeshme për mua, pasi kam luajtur deri më tani në ekipe rinore në Itali, kështu që jam shumë i lumtur që kam mundur të ndërmarrë këtë hap shumë të rëndësishëm drejt futbollit të të rriturve”, ka deklaruar Kastrati.

Kujtojmë se pjesë e futbollit hungarez është edhe Florent Hasani, që paraqitet te DVTK.