Lirim Kastrati transferohet në Ujpest

Klubi i Ujpest FC ka transferuar mbrojtësin, Lirim Kastrati nga Bologna.

Klubi nuk ka zbuluar se për sa vite ka nënshkruar me futbollistin, megjithatë ka njoftuar se ka gjetur akordin me të.

“Ndihem mirë që kam qenë në gjendje të nënshkruaj me Ujpest. Kjo është një gjë e shkëlqyer për mua, pasi kam luajtur deri tani në ekipe të të rinjëve në Itali, kështu që unë jam shumë i lumtur që kam mundur të ndërmarr këtë hap të parë dhe shumë të rëndësishëm drejt futbollit profesionist senior. Siç mund ta shoh, jam futur në një ekip të shkëlqyeshëm, do të kem konsistencë të mirë dhe shokë të mirë të skuadrës. Kam besim se do të jemi në gjendje të arrijmë rezultate të këndshme me ekipin, ” tha Lirim Kastrati për faqen zyrtare të klubit.

Kastrati është transferimi i shtatë i Ujpest FC në merkaton e verës.