Lëvizje në Drejtoritë e Policisë Lezhë e Kukës, shkëmbehen titullarët

Lëvizje në Drejtoritë Vendore të Policisë së Lezhës dhe Kukësit.

Drejtori Henerigert Mitri largohet nga posti i drejtuesit në Policinë e Lezhës dhe dërgohet në Kukës. Në vend te tij pritet te emërohet Zef Laska, i cili ishte drejtor ne drejtorinë vendore Kukës.

Ndërkaq pak ditë më parë u pezullua nga detyra Shefi i komisariatit të Lezhës Nik Nikolli.

Pezullimi i Nikollit vjen vetëm pas 4 muajsh në këtë detyrë. Ai u emërua në krye të komisariatit të Lezhës në 10 shkurt të këtij viti, duke zëvendësuar Agron Kurtin.

Lëvizje në Drejtoritë e Policisë Lezhë e Kukës, shkëmbehen titullarët