Ky është moti për ditën e mërkurë

Ditën e mërkurë do të mbizotëroj mot i kthjellët.

Vranësirat do të jenë të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Era do të jetë nga veriperëndim me shpejtësi 1-6m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10m/s.

Temperaturat parashikohen:

vendet malore 17°C deri në 34°C

vendet e ulëta 18°C deri në 37°C

vendet bregdetare 18°C deri në 33°C