Katër të infektuar të rinj me koronavirus në Kërçovë

Kërçovë, 22 korrik 2020 (MEDIAL) – Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, sot janë regjistruar katër persona të rinj të infektuar me koronavirus në Kërçovë, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve me Kovid-19 në këtë komunë ka arritur 105, nga të cilët 86 janë aktivë, 14 janë shëruar dhe pesë persona e kanë humbur jetën.

“Katër personat e rinj të infektuar janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po mjekohen në kushte të shtëpisë nën kontrollin e mjekëve të tyre amë, ata janë në izolim”, informoi dr. Xhabir Bajrami, anëtar i shtabit komunal të krizës në Kërçovë.

Ai apeloi deri tek qytetarët që t’u përmbahen rekomandimeve të dhëna nga institucionet kompetente shëndetësore. rz/fb/