Inter barazon! Rrahmani me Veronën importojnë pikë

Skuadra e Interit në vatër të vet ndahet baras (0:0) me Fiorentinën, në ndeshjen e javës së 35-të të Serie A.

Interi e kërkoi fitoren por dot nuk e arritën, ndërsa mysafirët importuan një pikë të vlefshme. Interi është në vend të tretë me 73 pikë dhe Fiorentina renditet e 11-ta me 43 sosh.

Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, me Veronën morën një pikë në udhëtim duke luajtur baras (1:1) me Torinon.

Rrahmani luajti standardë duke dhënë maksimumin. Për Torinon shënoi Zaza (67′) dhe për Veronën Borini (56′-nga penalltia). 

Verona është në vend të nëntë me 46 pikë dhe Torino renditet i 15-ti me 38 pikë të mbledhura.