Infektohen me koronavirus mbi 500 të burgosura në Teksas

Qindra të burgosura në shtetin amerikan të Teksasit janë infektuar me koronavirus.

Numri i rasteve të konfirmuara në Qendrën Mjekësore Federale-Carsëell në Fort Worth u rritën në 510, vetëm dy ditë pasi Byroja e Burgjeve (BOP) raportoi se 200 gra ishin diagnostikuar me pozitive me COVID-19, raporton aljazeera.

Vetëm burgu federal në Seagoville, gjithashtu i vendosur në zonën Dallas-Fort Worth, kishte më shumë të burgosur të infektuar, me 1 mijë e 156 raste që nga e marta.

Kujtojmë se FMC-Carswell mban të burgosura femra me sëmundje mendore. Aktualisht ka 1 mijë e 357 të burgosura.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh në botë të njerëzve të infekuar dhe të vdekur nga COVID-19 – përkatësisht në 3,9 milionë të infektuar dhe 142 mijë e 68 kanë ndërruar jetë.