Guardiola gjen përforcimin e ri, çmimi 120 milionë euro

Manchester City mund të realizojë një përforcim të ri nga La Liga.

Pep Guardiola ka identifikuar një përforcim të ri në Manchester City.

E përditshmja britanike “The Times” raporton se menaxheri i Citizens ka shfaqur interesim për transferimin e mbrojtësit të Atletico Madridit, Jose Gimenez.

Mirëpo, klubi madrilen nuk do të pajtohet lehtë me largimin e një prej futbollistëve kryesorë të ekipit.

Guardiola beson se mund ta bind Atletico Madridin për shitjen e tij edhe pse klubi madrilen e vlerëson në 120 milionë euro.

25 vjeçari Gimenes është një shtyllë në formacionin e Diego Simeones.

Ai erdhi në klub më 2013 dhe ngadalë ka zënë vend të rëndësishëm te ekipi nga Wanda Metropolitano.