Fati Në Tështimën Tënde, 5 Mite Dhe Bestytni Argëtuese

Rekordin e tështimave të njëpasnjëshme e mban Briton Donna Griffiths e cila ka tështirë miliona herë për 976 ditë me rradhë. Foto: Flickr

Tështima është një reagim fizik universal i organizmit të njeriut që pavarësisht shkakut, gjithnjë përmbyllet me fjalën “shëndet” dhe më ndiqet nga urimi “shëndet paç.”

Në rrethana të caktuara, njeriu mund të tështijë në mënyrë të një pasnjëshme.

Zakonisht, tështima është një reagim që ndodh kur një substancë e huaj arrin në mukozën e hundës.

Ky mysafir i paftuar nxit çlirimin e histaminës e cila irriton qelizat nervore të hundës dhe nxit tështimën.

Në varësi të substancës së huaj dhe të forcës së nervave përgjegjës, njeriu mund të tështijë disa herë me rradhë deri sa rrugët e frymëmarrjes të jenë plotësisht të pastra.

Rekordin e tështimave të njëpasnjëshme e mban Briton Donna Griffiths e cila ka tështirë miliona herë për 976 ditë me rradhë.

Si çdo gjë tjetër në këtë botë, edhe për tështimën ka bestytni dhe mite nga më të çuditshmet.

A Dalin Sytë Vendit Nëse Tështimë Me Sytë Hapur?

Kjo nuk është aspak e vërtetë, pavarësisht çfarë shkruhet në internet.

Është e vërtetë që tensioni i gjakut në pjesën pas syve rritet lehtshëm kur njeriu tështin, por forca nuk është aq e madhe sa bebja e syrit të dalë nga zgavra.

Fakti që mbyllim sytë kur tështimë ka të bëjë vetëm me një refleks automatik.

A Ndalon Zemra Kur Tështijmë?

Ka pretendime të gabuara sipas të cilave kur tështijmë zemra ndalon për një çast por kjo nuk është e vërtetë.

E vërteta është se kraharori i njeriut kontraktohet gjatë tështimës duke shtrënguar qarkullimin e gjakut por kjo nuk mjafton për të ndalur rrahjet e zemrës.

Tështima Dhe Thashethemet

Në vendet aziatike besohet se nëse tështin, dikush po flet keq për ty.

Numri i tështimave tregon edhe arsyen se përse dikush po bën thashetheme për ty.

Për shembull, një tështimë supozohet të tregojë se të tjerët po flasin mirë, dy tështima tregon se po flasin keq, tre tështima tregon se dikush ka rënë në dashuri me ju dhe katër tështima supozohet të paralajmrojë një tragjedi të afërt në familje.

Kjo është sigurisht një bestytni apo legjendë urbane.

Problemet Me Vjehrrën

Në traditën polake, domethënia e tështimës shkon përtej thashethemeve.

Nëse një grua tështin do të thotë se vjehrra e saj flet keq për të.

Nëse një vajzë e pamartuar tështin, ajo do të ketë një marrëdhënie problematike me prindërit e bashkëshortit.

Fat i Mirë Apo Fat i Keq?

Në shumë kultura të botës besohet se tështima pas orës 12 të mesditës deri në mesnatë është shenjë e fatit të mirë.

Në kultura të tjera mendojnë krejt të kundërt.

Në disa qytetërime besohet se nëse tështini gjatë veshjes, diçka e keqe do të ndodhë atë ditë.

Të tjerë besojnë se nëse e mbani kokën në anën e djathtë kur tështini do të keni fat të mirë ndërsa ana e majtë do të sjellë fat të keq.

Pavarësisht bestytnive dhe legjendave urbane, tështima është sinjalizuese e të ftohurës, alergjisë apo një irritimi të rrugëve të frymëmarrjes./AgroWeb.org