Eksperti amerikan: Pandemia ende në fazën e hershme

Një ekspert amerikan ka paralajmëruar të martën se pandemia ende është në fazën fillestare, në kohën kur po regjistrohen shifra rekorde të amerikanëve që po dalin pozitivë me koronavirus.

Laboratorët anembanë Shteteve të Bashkuara të Amerikës po përballen me kërkesa “të pafundme për teste”, ka paralajmëruar admirali Bret Giroir, anëtar i task forcës së Presidencës amerikane. “Përnjëmend duhet të shtojmë vizitat mjekësore, sidomos në rajone dhe vende të përhapjes së virusit”, ka shtuar ai. Ka bërë të ditur se një prej laboratorëve po i duhen edhe dy javë kohë për t’ua kumtuar rezultatet të testuarve, raporton CNN.

Vonesat po regjistrohen, megjithëse laboratorët po punojnë me të gjitha kapacitetet e mundshme të tyre, ka bërë të ditur ai dhe përfaqësuesit e shoqatave të laboratorëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kërkesat janë edhe më të mëdha në rajonet jugore, veriperëndimore dhe perëndimore të vendit.