Ekspertët britanik: Vaksina nuk do ta elemminojë totalisht koronavirusin, do jetojmë me të për dekada

Ekspertët shëndetësor të Britanisë kanë paralajmëruar se koronavirusi nuk mund të zhduket përfundimisht edhe pas daljes së vaksinës dhe se njerëzit duhet të mësohen të jetojnë me të.

Një prej profesorëve, Sir Jeremy Farrar deklaroi se ajo nuk mund të jetë e gatshme deri në muajin dhjetor.

Gjithashtu ai u shpreh se njerëzit do të jetojnë me virusin për dekada me radhë.

“Asgjë nuk do të kthehet në normalitet për Krishtlindje. Virusi nuk do të largohet. Njerëzit duhet të mësohen të jetojnë me të edhe nëse ne prodhojmë vaksinën apo medikamente të tjera”.

Këto deklarata vijnë menjëherë pasi kryeministri Johnson paralajmëroi 1 javë më parë se shpreson që të kthehet normaliteti për Krishtlindje.