Dimitrovi në takim lamtumirës me ambasadorin slloven Jazbec

Shkup, 22 korrik 2020 (MEDIAL) – Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot realizoi takim lamtumirës me ambasadorin slloven në largim Millan Jazbec ku ishte shprehur kënaqësi nga zhvillimi i deritanishëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis të dyja vendeve.

“Angazhimi dhe mbështetja personale e Sllovenisë në rrugën tonë drejt NATO-s dhe BE-së është dëshmi  për miqësi të sinqertë midis të dyja shteteve. Miqësia e konfirmuar me vepra ku më mirë mund të përgjigjemi është me bashkëpunim reciprok konsistent dhe kultivim të lidhjeve të shkëlqyera miqësore”, tha Dimitrovi.

Siç bëri të ditur MPJ-ja, bashkëbiseduesit kanë biseduar për gjendjen aktuale politike të brendshme në të dyja vendet, me theks në aktivitetet e qeverive për përballje me pandeminë dhe në këtë kontekst, përpjekjet për uljen e pasojave socio-ekonomike.

Në këtë rast, ata kanë konstatuar se edhe qeveria e ardhshme e Maqedonisë së Veriut, udhëzues parësor duhet të jetë kursi euroatlantik dhe parimet reformuese të cilat ai i nënkupton, në funksion të zhvillimit të mëtejshëm demokratik dhe ekonomik të shtetit dhe integrimit të tij të plotë në BE.

Ministri Dimitrov i përshëndeti angazhimin e fuqishëm dhe aktiv të ambasadorit Jazbec në vend dhe njëherit i ndau mirënjohje për përkushtimin e tij gjatë promovimit të miqësisë Slloveni-Maqedoni e Veriut, marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin dhe partneritetin e ngushtë, duke i dëshiruar sukses në angazhimet e mëtejshme. ar/