Devoll, parandalohet konflikti fizik, prangoset 28-vjeçari

Parandalohet nga policia përshkallëzimi i mëtejshëm të një konflikti në Devoll.

Arrestohet në flagrancë 28-vjeçari i cili theu masën e sigurisë dhe u konfliktua me dy shtetas të tjerë.

Procedohet penalisht edhe vëllai i tij, si bashkëpunëtor i dyshuar në ngjarje.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Braçanj, disa shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes ku kanë konstatuar se shtetasi D. M., 28 vjeç, pasi kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, për një vepër penale të kryer në fushën e krimeve kundër jetës së personit, në bashkëpunim me vëllain e tij shtetasin D. M., 28 vjeç, për motive të dobëta po konfliktoheshin fizikisht me shtetasit D. K., 48 vjeç dhe djalin e tij Dh. K., 20 vjeç, banues në fshatin Braçanj.” – njofton policia.

Ndërhyrja në kohë e Policisë bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit D. M., si edhe fillimin e procedimit penal ndaj vëllait të tij.