DAP: Prej 12 qershorit kthimi i TVSH-së i ndarë, për vendorë 20, për të huaj 10 për qind, ndryshime të mundshme në përllogaritjen për tremujorin e dytë

Shkup, 22 korrik 2020 (MEDIAL) – Drejtoria për të ardhura publike prej 12 qershorit të këtij viti do të bëjë përllogaritje të re të kthimit të TVSH-së, për tremujorin e dytë, për shkak të ndryshimit, tek prodhimet e vendit të bëhet kthimi prej 20 për qind, ndërsa tek të huajat prej 10 për qind. Për këtë shkak, sqarojnë nga DAP-i, shuma e kthimit të TVSH-së tek personat fizik për tremujorin e dytë mund të pësojë ndryshime.

“Me Dekret për fuqi ligjore për ndryshim dhe plotësim të Dekretit me fuqi ligjore për zbatim të ligjit për kthim të një pjese të tatimit ë vlerës së shtuar për personat fizikë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme (Gazeta Zyrtare e RMV-së nr.156/2020 nga 12.06.2020″) është rregulluar – kthimi i pjesës së tatimit të vlerës së shtuar, përllogaritur në qarkullimin e të mirave dhe shërbimeve të vendit bëhet në vlerë prej 20 për qind, ndërsa për të mirat dhe shërbimet e tjera bëhet në vlerë prej 10 për qind, nga tatimi i përllogaritur i vlerës së shtuar i shprehur në çdo llogari fiskale. Kjo përllogaritje bëhet prej ditës së hyrjes në fuqi të Dekretit me fuqi ligjore dhe jo më vonë se 31 dhjetori 2020”, theksojnë nga DAP-i.

Shtojnë se me një pjesë të implementimit të masës përmes së cilës nxitet konsumi i të mirave dhe shërbimeve të vendit, Drejtoria e të ardhurave publike shpejtë dhe në mënyrë efikase e adaptoi aplikacionin TVSH-ja Ime përmes së cilës qytetarët të cilët skanojnë fatura fiskale për prodhimet e vendit do t’u bëhet kthimi në verë prej 20 për qind, ndërsa për prodhimet e tjera në vlerë prej 10 për qind nga tatimi i përllogaritur, i shfaqur në faturën fiskale.

“Me këto riaftësime për faturat e skanuara prej 12 qershori 2020, sërish do të bëhet përllogaritje, sipas ndarjes së prodhimeve të vendit me 20 për qind dhe prodhimeve të tjera me 10 për qind, në vend të kthimit të deritanishëm prej 15 për qind të TVSH-së. Për këtë shkak përllogaritja e sërishme e shumës së kthimit të TVSH-së tek personat fizik për tremujorin e dytë mund të pësojë ndryshim”, sqarojnë nga DAP-i.

Sipas DAP-it, me këtë funksionalitet të ri, TVSH-ja Ime përveç kthimit të parave tek qytetarët dhe luftës kundër ekonomisë joformale, do të kontribuojë edhe drejt rivitalizimit të ekonomisë vendore, ndërsa DAP-i edhe njëherë dëshmoi se është partner i ekonomisë së vendit në tejkalimin e pasojave nga kriza shëndetësore-ekonomike de mbështetëse e ekonomisë vendore. ab/