Çfarë moti do të kemi gjatë 5 ditëve të ardhshme

Prishtina Weather ka publikuar motin për pesë ditët e ardhshme në Kosovë.

Në njoftim thuhet se moti do të jetë i nxehtë me mundësi edhe për rrebeshe shiu me bubullima.

22.07.2020 – Afrimi i një fushe të paqëndrueshme të presionit të ulët nga Europa qëndrore, ditëve të ardhshme do të kushtëzojë mot jostabil me mundësi për rrebeshe shiu orëve të pasdites. Në aspektin termik do të mbetet mot i nxehtë, megjithëse temeperaturat nga dita e premte do të pësojnë rënie të lehtë.

Javën e ardhshme, sipas parashikimeve të fundit, një valë e të nxehtit afrikan do të përfshijë vendin tonë, që do të kushtëzojë mot më të nxehtë, ndërsa temperaturat maksimale mund të kalojnë edhe mbi 35C.

Indeksi i rrezeve UV mbetet në vlera shumë të larta, kështu që këshillohet t’i ikim qëndrimit më të gjatë në diell orëve të mesditës.

23.07 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite më vonë përreth viseve malore mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.

24.07 – Mbetet nxehtë, paradite kryesisht me diell. Pasdite priten rrebeshe shiu me bubullima.

25.07 – Nxehtë, kryesisht me vransira. Pasdite dhe në mbrëmje me rrebeshe shiu dhe bubullima.

26.07 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.

27.07 – Kryesisht me diell dhe nxehtë.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 14C deri në 16C, e maksimalet nga 28C deri 33C.

Era do të fryejë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 3-10m/s.

Shtypja atmosferike do të zbres pak nën vlera normale.