Boçvarski: Në Shtip ka valë të tretë të Kovid-19

Shtip, 22 korrik 2020 (MEDIAL) – Shtipi aktualisht e ka valën e tretë të Kovid-19, e cila e rrit numrin e të infektuarve të rinj. Në këtë moment në Spitalin klinik të Shtipit kemi 50 të infektuar, ndërsa 579 persona janë në izolim, theksoi në konferencën e sotme për shtyp kryetari i kësaj komune, Bllagoj Boçvarski.

Ai vërejti se vetë shifra tregon se kjo situatë jo vetëm që nuk duhet të nënvlerësohet, por duhet të kyçet alarmi i kujdesit shtesë, dhe në të njëjtën kohë të gjitha objektet duhet të vihen në veprim, por të gjithë qytetarët duhet të bashkohen dhe të japin mbështetjen e tyre maksimale në përballjen e kësaj valë të re.

Kryetari i Komunës së Shtipit thotë se ka biseduar me të gjithë inspektoratet, me policinë, me prokurorinë, organe, të cilat do të jenë në terren dhe do të sanksionojnë shkeljet nga kushdo që ndodhin.

Pushteti vendor së bashku me Spitalin klinik – Shtip dhe Ministrinë e Shëndetësisë tashmë po punojnë për ngritjen e një ndërtese të montuar në zonën e Spitalit klinik, me qëllim rritjen e kapaciteteve në shtator dhe tetor, nëse ka nevojë. Ka filluar projektimi i të gjitha instalimeve për këtë objekt, pas së cilës do të presin sinjal nga Ministria e Shëndetësisë për të filluar realizimin e tij. mb/