Aplikacionin Messenger në iOS do të mbrohet nga Face ID ose Touch ID

Facebook ditën e sotme lançoi disa funksione privatësie dhe sigurie për Messenger në iOS përfshirë “App Lock.” Me këtë opsion të aktivizuar, për të aksesuar Facebook Messenger duhet të verifikoni me Face ID ose Touch ID në iPhone.

Kompania shpreson se me këtë funksion përdoruesit do të ndihen më të sigurtë kur lënë telefonin në duart e dikujt tjetër duke parandaluar ekspozimin e mesazheve private të Messenger.

Facebook tha se shenja e gishtërinjve apo informacionet e Face ID nuk do të transmetohen apo të ruhen nga Facebook.

Për të aktivizuar opsionin e ri përdoruesit e Messenger duhet të drejtohen tek seksionin e ri “Privacy” në aplikacionin Messenger. Përveç App Lock, kompania ka planifikuar më shumë kontrolle privatësie në muajt e ardhshëm.

App Lock është i disponueshëm nga ky moment në iPhone dhe iPad ndërsa në Android “pas disa muajsh.” /PCWorld Albanian