Anketë: Bajdeni para Trampit për tetë pikë

Uashington, 22 korrik 2020 (MEDIAL) – Kandidati demokrat Xho Bajden udhëheq para presidentit të tanishëm amerikan Donald Tramp për tetë pikë procentuale te votuesit e regjistruar, ndërsa ish nënpresidenti i SHBA-së duket se ka përparësi të dukshme edhe te votuesit e papërcaktuar, tregoi anketa e bërë nga IPSOS.

Sipas anketës së realizuar prej 15 deri më 21 korrik, 45 për qind e votuesve kishin thënë se do të votonin për Bajdenin në zgjedhjet e 3 nëntorit, përderisa 38 për qind e mbështesin Trampin.

16 për qind të tjerë janë ose votues të papërcaktuar, ose planifikojnë të mbështesin një kandidat të tretë ose ndoshta aspak nuk do të votojnë.

Anketa gjithashtu tregon se 61 për qind e votuesve të papërcaktuar ose ata të cilët angazhohen për ndonjë të tretë, nëse do të mundeshin të zgjidhnin mes dy kandidatëve, do të votonin për Bajdenin, përderisa 39 për qind në atë rast do të votonin për Trampin.

Në mesin e votuesve të papërcaktuar, 70 për qind vlerësojnë se vendi është në rrugë të gabuar, ndërsa 62 për qind se edhe ekonoMEDIAL po ecën në drejtim të gabuar.

Ai grup i votuesve është gjithashtu thellësisht i shqetësuar nga zhvillimi i situatës me virusin e ri korona, prej të cilit ndërruan jetë më shumë se 144.000 amerikanë.

Madje 80 për qind e votuesve thanë se janë të shqetësuar për shkak të përhapjes së virusit, ndërsa 34 për qind kanë thënë se do të votonin për kandidat i cili do të ofrojë “plan të qëndrueshëm për rimëkëmbje të vendit”.

24 për qind të tjerë do të votojnë për kandidat i cili mund “ta kthejë besimin në Qeverinë amerikane”, ndërsa 12 për qind dëshirojnë kandidat i cili do të vendosë theksin në mbrojtjen shëndetësore.

Vetëm 38 për qind e votuesve besojnë se presidenti Tramp mirë po përballet me krizën me virusin korona.

Anketa ishte realizuar në mesin e 4.430 amerikanëve të rritur, përfshirë 3.744 votues të regjistruar dhe 595 votues të regjistruar të cilët nuk mbështesin asnjë nga dy kandidatët udhëheqës. fc/

 

Таг