Ademi shkëlqen me dy gola në Zvicër

Futbollisti Kemal Ademi shkëlqen me dy gola, duke e ndihmuar Baselin për fitoren bindëse me rezultat 5:0 në udhëtim kundër St. Gallenit.

Ademi ka shënuar në minutën e 4-të e të 57-tën dhe Campo (5′), Stocker (84′) e van Wolfswinkel  (87′). 

Ademi luajti deri në minutën e 87-të, po ashtu është ndëshkuar me kartonë të verdhë, ndërsa Taulant Xhaka luajti tërë takimin  e Tician Tushi nga minuta e 77-të dhe Elis Isufi nga minuta e 84-të.

Betim Fazliji luajti  standardë për St. Gallenin. Pas javës së 33-të elitës së futbollit zviceran, Baseli është në vend të tretë me 59 pikë, ka 5 me pak se Young Boys dhe tre se St. Gallen që renditet në vend të dytë.