A do të mbetet në Milan? Ibrahimovic befason me përgjigjen e tij

Sulmuesi Zlatan Ibrahimovic ende nuk ka konfirmuar të ardhmen e tij.

Zlatan Ibrahimovic nuk e ka konfirmuar qëndrimin e tij në Milan edhe për sezonin e ri. Sulmuesi suedez ka marrëveshje me Rossonerët deri në fund të këtij sezoni.

Por, ai ka insistuar se ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij.

“A do të jem këtu edhe në sezonin e ardhshëm? Kam edhe tri ndeshje për të luajtur në këtë kampionat, askush nuk më ka thënë asgjë dhe nuk pres asgjë sepse janë disa gjëra që nuk mund t’i kontrollojmë”, deklaroi ai pas fitores 2:1 ndaj Sassuolos ku shënoi dy gola.

“Jemi duke bërë gjëra të mrekullueshme, luajmë me vetëbesim të madh dhe jemi të gjithë prapa trajnerit Pioli”, theksoi ai.