ZEKOLLI: Zoran Zaev “harron” se në vitin 2017 LSDM si parti e dytë morri mandatin për formimin e QEVERISË

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev nuk është asgjë tjetër përveç se një DËSHPRIM I MADH për të gjithë votuesit e tij dhe jo vetëm. Ai harroi se në vitin 2017 pikërisht LSDM si parti e cila humbi zgjedhjet dhe doli e dyta morri mandatin për formimin e QEVERISË dhe me këtë shkeli DEMOKRACIN PARLAMENTARE për të cilën këto ditë trumbeton zëshëm. Kështu thotë analisti politik Arsim Zekolli në një postim të tij në twitter. Sipas Zekollit lideri social-demokrat më së paku ka të drejtë të flasë në këtë temë pasi që ai dhe partia e tij janë humbës serik të të gjitha zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut, informon GAZETA.MK

“Në vitin 2017 nuk kemi pasur demokraci parlamentare dhe me këtë rast u zgjodh partia e dytë politike. Ah, dëshpërim…”

Deklarata e zv/kryeministrit Bujar Osmani për “Etno-sin” grek se BDI është fituese e zgjedhjeve dhe që partia e Ahmetit do të duhet të marr mandatin dhe të vendos se me kë do të bëj koalicion, me LSDM-në apo VMRO-DPMNE-në si duket ka trazuar sërish kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev.

Zaev në një intervistë për A1ON ka thënë se në demokraci parlamentare është shumë e qartë se kush e merr mandatin për formimin e Qeverisë. Ajo është partia e parë që ka më tepër deputet dhe jo partia e tretë politike.

“Arroganca dhe nënçmimi i qytetarëve nuk sjellë rezultate. Rezultate mund të sjell vetëm angazhimi i shtetit që të vazhdojë në rrugën e tij të drejt, të mbetet i orientuar drejt BE-së, të lëviz drejt zhvillimit ekonomik dhe rrugës së drejtësisë. Ata që janë të gatshëm të na bashkangjiten në këtë rrugë, do të shkruajnë historinë më të re të Maqedonisë së Veriut”, ka deklaruar Zaev.

[adrotate banner=”12″]