Zaev: Qeverinë e re do ta përbëjmë në gusht në koalicion me partitë me koncept evropian

Shkup, 21 korrik 2020 (MEDIAL) – Procesi i negociatave për formimin e qeverisë së re do të fillojë pas festës së Ilindenit. Numrat janë të qarta, LSDM-ja dhe koalicioni “Mundemi” në këto zgjedhje siguroi më shumë deputetë dhe është shumë e qartë se kush e ka mandatin për të formuar qeveri, ka thënë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në intervistën për A1on.

“Kishim zgjedhje korrekte, demokratike dhe kristale të pastra të cilat e treguan konceptin demokratik të vendit tonë, por edhe të LSDM-së si opsion politik dhe parti qeveritare. ja edhe në ciklin e tretë zgjedhor qytetarët lirshëm dhe në mënyrë demokratike votuan, ndërsa LSDM-ja për herë të tretë fiton. A ka sukses më të madhe nga ajo kur qytetarët të sjellin fitore në kushte të lirisë? A ka fitore më të madhe nga ajo të marrësh shumicë në liri, kundrejt shumicave që Gruevski i ka marrë me detyrim”, tha Zaev,

Sipas tij, mbështetjen që qytetarët në këto zgjedhje e dhanë për koalicionin “Mundemi” janë tregues i qartë se shumica e tyre duan shtet evropian, të sigurt, prosperitet dhe të avancuar ekonomikisht, i cili në mënyrë të guximshme do të shkojë përpara, do të fitojë tregje të reja, do të ndërtojë perspektiva të reja, do të ruajë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe do të krijojë miqësi të reja.

“Fitorja zgjedhore është edhe një vërtetim dhe mbështetje për politikat e LSDM-së, të Marrëveshjes së Prespës dhe të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë. U tregua edhe njëherë se qytetarët i mbështesin këto vendime të guximshme se shumica qëndron pas tyre, ndërsa kjo më bën veçanërisht krenar dhe të lumtur. Oferta e VMRO-DPMNE-së, kthimi i të kaluarës së zymtë, paralajmërimet për rianalizimin e Marrëveshjeve me Greqinë dhe me Bullgarinë, rrezikimi i anëtarësimit tonë në NATO, rrezikimi i rrugës tonë euroatlantike morën karton qartë të kuq. Ato politika të vjetra dhe nacionaliste nuk kanë ardhmëri në skenën tonë politike”, mendon kështu Zaev.

Ai thotë se LSDM-ja dhe koalicioni “Mundemi” kanë potencial të madh dhe do të bisedojnë për të bërë koalicion me të gjitha partitë të cilat janë të gatshme për ta pranuar konceptin evropian, demokratik dhe t lirë të vendit, duke paralajmëruar se procesi i negociatave për formimin e përbërjes së re të qeverisë do të fillojë menjëherë pas festave të Ilindenit.

“Neve në këtë moment na duhet shumicë stabile parlamentare, qeveri stabile, e cila me sukses dhe në mënyrë efikase do t’i menaxhojë me krizën shëndetësore dhe sfidat ekonomike me të cilat po përballemi, por edhe konceptin eurointegrues për të cilin kemi pritur 30 vjet. Prandaj mendoj se mendja dhe racionaliteti do të mbizotërojnë dhe se në kuadër të Kushtetutës afatet e paraparë LSDM-ja do të sigurojë qeveri funksionale”, shton Zaev.

Duke u përqendruar në qëndrimin e VMRO-DPMNE-së se ata janë fitues në zgjedhjet, Zaev vlerëson se kjo parti dhe lideri i saj Hristijan Mickoski treguan se nuk kanë kurrfarë kulture politike, as kapacitet që ta pranojnë humbjen në mënyrë dinjitoze.

“VMRO-DPMNE-ja dhe Mickovski në këto zgjedhje përjetuan humbje të qartë në një garë zgjedhore korrekte dhe demokratike. Njëjtë si në zgjedhjet lokale dhe presidenciale, ashtu edhe tani në mënyrë qyqare u fsheh në pallatin e bardhë. Në këto zgjedhje madje nuk kishte guxim natën të dalë në konferencë për media dhe ta thoshte qëndrimin e tij për ditën e zgjedhjeve. Mickovski është autsajder, ndërsa VMRO-DPMNE-ja në këto zgjedhje tregoi se ka problem serioz dhe se është e robëruar në gruevizëm”, theksoi Zaevi në intervistë, duke shtuar se iluzioni i VMRO-DPMNE-së se kanë fituar në këto zgjedhje në të cilat kanë dy deputetë më pak se fituesi, është me të vërtetë shqetësues për vetë partinë.

Sa i përket qëndrimit të BDI-së se ata duhet ta japin mandatarin e ardhshëm, Zaevi theksoi se në demokracinë parlamentare është shumë e qartë se kush e merr mandatin për formimin e Qeverisë.

“Ajo është partia që radhitet e para, e ajo ajo që radhitet e treta dhe për këtë me të vërtetë nuk shoh se ka nevojë më tutje t’i komentoj deklaratat e tilla”, tha Zaevi.

Ai potencoi se vendin në periudhën e ardhshme e presin procese serioze, si menaxhimi me krizën korona dhe pasojat ekonomike nga ajo, si dhe fillimi i ardhshëm i bisedimeve për anëtarësim me BE-në.

“Besoj se të gjitha subjektet politike do ta kuptojnë seriozitetin e momentit. Për këtë qëllimi ynë në këtë proces është krijimi i qeverisë për mandat të plotë, Qeveri për katër vjet. Mjaft ishin zgjedhje të parakohshme – secili prej nesh duhet të angazhohet dyfish më shumë, shteti të përshpejtojë dyfish më shumë përpara, ndërsa kjo është e mundshme vetëm nëse kemi qeveri e cila punon, e jo Qeveri e cila organizon zgjedhje”, theksoi Zaevi.

Ai shprehu besim se subjektet politike do të tregojnë përgjegjësi para qytetarëve të cilët i kanë zgjedhur dhe se në Kuvend do të sigurohet shumicë demokratike që të zgjidhet qeveri stabile.

“Gushti do të jetë muaj aktiv politik kur Maqedonia e Veriut do ta rrumbullakojë procesin e zgjedhjeve dhe do t’i vendos në funksion Kuvendin dhe Qeverinë e re”, potencoi Zaevi në intervistën për A1on.  fb/fc/